Atentati ndaj 19 vjecarit, shpresa e vetme analizat laboratorike të motorrit dhe armës

Hetimet për vrasjen e 19 vjecarit Erjon Xhenje, duket se janë ende në vendnumëro. Kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kesaj ngjarje të cilët kanë qënë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Megjithatë grupi hetimorë i policisë së Shkodrës po kontrollon provat e mbledhura në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi vrasjen e 19 vjecarit. 7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.

Pikërisht tek arma e krimit dhe motorri i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimorë, duke shpresur në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.

Sa i takon pistave të hetimit, burime pranë grupit hetimorë të policisë së Shkodrës, po punohet në dy drejtime, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.
Edhe pse ska një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qënë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, pervec dëshmitareve të cilët natën e se dielës kanë qënë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19 vjecari Erjon Xhenje