Një grup studentësh janë ngritur në protestë ditën e sotme përpara Kryeministrisë, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend.

Studentët kanë nisur dhe firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, për të përballuar krizën. Mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma, ndërkohë që studentët kërkojnë një ndihmë financiare prej 100 eurosh çdo muaj nga qeveria.