Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në KQZ.

Abc mëson se Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Burime për gazetaren e ABC, Esiona Konomi, bëjnë me dije se ambasadorja në KQZ ka shkuar për raportin e DASH për paratë ruse në partitë shqiptare.