nteri mundi mbrëmjen e djeshme Viktoria Plzen0-2 në Champions League, sfidë kjo ku rolin e arbitrit anësor e mbajti gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj.

Pas ndeshjes, Zogaj ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin në momentin që 20-vjeçari i Interit është aktivizuar si zëvendësues.

Arbitri ka rrëfyer për gazetën “Blic” fjalët që ka shkëmbyer me Asllanin.

Ai tregon:

I thashë, hej shqipe të dëshiroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je? Më pyeti nga cili vend jam dhe i thashë se jam nga Deçani i Kosovës”.