Ministri Bledi Çuçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në Top Story teka ka komentuar gjithashtu edhe zhdukjen e dyshimtë të Ervis Martinaj.

Ministri Bledi Çuçi në Top Story: Policia nuk mund të flasë pa prova, ai është një person i shpallur në kërkim. Po hetohen disa pista. Shoqëruesin policia e zbuloi. Unë nuk jam i sigurt, jam dyshues edhe për ty nëse shoh një shenjë, por pa para shenjë nuk dyshoj tek ty. Është policia që ka identifikuar këtë person.

Reforma që bëmë ne ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes.

Nuk është e thenë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin.