Gazetari Mentor Kikia në një intervistë për Ora News me gazetarin Evrest Dedaj tha se klima politike do të radikalizohet, do të ashpërsohet.

Sipas tij përtej koordinimit mes dy partive opozitare ka një lloj gare se kush do thërrasë më parë protestën, kush do të jetë protagonisti i opozitës në këto kushte.

Mentor Kikia: Do të kemi një opozitë më të fortë jashtë parlamentit sesa brenda parlamentit. Opozita më e fortë do të jetë ajo që do të ndodhë në rrugë, në sheshe, në protesta. Përtej koordinimit të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë ka një lloj gare se kush do thërrasë më parë protestën, kush do të jetë protagonisti i opozitës në këto kushte. Mirëpo kjo është në plan të dytë pasi në plan të parë është tërheqja e sa më shumë qytetarëve në front. Shqipëria nuk ka pasur një opozit në bazë programi. Meta dhe Berisha nuk do të dalin në rrugë me program por do të dalin me kauzën për të rrëzuar Edi Ramën si e keqja më e madhe.

Sakaq ai tha se Më shumë se një luftë politike mes një qeverie dhe një opozitë kjo do të jetë një luftë politike mes tre njerëzve Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Është pikërisht rezultati përfundimtar ai që sipas Kikisë do të përcaktojë se kush do të dalë përfundimisht nga skena politike.

Mentor Kikia: E gjithë klima politike do të radikalizohet, do të ashpërsohet. Qëveria është në pozita aspak të favorshme, ata janë koshient se korrupsioni e ka gërryer e ka bërë të pabesueshme. Përballë opozitës që ka zgjedhur protestën, maxhoranca socialistët po përpiqen që përmes ligjeve siç është ai për dosjet të nxjerrin nga skena politike kundërshtarin pa u ndeshur në ring pa u përballur me votën qytetare. Më shumë se një luftë politike mes një qeverie dhe një opozitë kjo do të jetë një luftë politike mes tre njerëzve Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kjo do të jetë një betejë për jetë a vdekje në aspektin politik. Kush humbet në këtë betejë del përfundimisht nga skena politike.