Konfliktet ndërmjet Osmanit dhe Topallit kanë qenë të vazhdueshme që pas zgjedhjeve të degëve. Kjo ndodh për shkak se grupi që ndjek Topallin ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim.

Situata ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të kryesisë duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit. Rastet e konflikteve kane qene te vazhdueshme mes te dyve, kjo mendohet se ka shkaktuar përplasjen e fundit ku janë përdorur dhe shishet.

Devis Osmani momentalisht mbron kryesinë aktuale duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë korrekt. Ndërsa grupi i Topallit pretendojnë se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje dhe ato duhen ribërë. Prej muajsh forumet e larta të partisë nuk kane dhënë një vendim të prerë mbi këtë situatë duke krijuar konflikte të vazhdueshme në bazë.