Para largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”. Ai ka konfirmuar se ky operacion është dekonsipiruar pas nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e kri mit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.

Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhun shme të trafikut të dr ogës dhe vra sjeve me pagesë”, rrëfen Nano në dokumentar, duke dashur të theksojë faktin se pavarësisht dekonspirimeve, ka pasur edhe rezultate pozitive.

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, të publikuar në 5 shtator, ai shtoi se për shkak të Vettingut në Polici, i është dashur të shkarkojë shumë kolegë të tij në polici.