Qe pas ngjarjes se 3 diteve me pare ku humbi jeten Ismet Çekorja, forcat Renea kane vene ne shenjester Shkodren

Burime bejne me dije se forca te shumta te Policise se Shtetit kane patrulluar edhe gjate mbremjes te se dieles ne disa zona te qytetit te Shkodres.

Pervec disa aksioneve ne disa prej zonave te nxehta te Shkodres, ku mendohet se ka persona me precedente penale qe fshihen, forcat Renea kane ushtruar edhe kontrolle te rastesishme ne rruge te Shkodres por edhe ne bare ne disa zona te qytetit te Shkodres

Nje dite me pare nje shtetas ra ne prangat e Policise se Shtetit, pasi mbante nje pistolete pa leje ne mjetin e tij nderkohe qe per aksionin e se dieles nuk ka ende te dhena se sa persona jane ndaluar gjate ketij operacioni blic te Policise se Shtetit.

Shkodra konsiderohet si nje nga qarqet me problematike ne radaret e Policise se Shtetit, megjithate ajo cfare ngelet nje nga problemet me te mprehta te bluve te Shkodres eshte ajo e dokumentimit dhe arrestimit te autoreve te ngjarjeve te renda / eetimes /