Erisa Haspepa, bashkëjetuesja e Arsen Muskurtit, i cili pak ditë më parë i dha fund jetes se vëllasë dhe kunatën pas konflikteve të vazhdueshme lidhur me çështje pronësie, ka treguar se përplasjet mes vëllezërve kanë zgjatur prej 5-6 vjetësh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual dhe kishte një temperament të vështirë, ndërsa shtoi se ajo dhe 6 fëmijët e saj ndihen të rrezikuar.

“Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale.”

“Ndihem shumë e rrezikuar për veten dhe fëmijët, ndihem e pambrojtur. Kam shkuar në një vend që nuk e di se ku jam, me 6 fëmijë me një bebe. Fëmijët e mi janë nevojë për psikologë, kërkoj mbrojtje për vete dhe fëmijët që të kthehem në shtëpi.”