Në kishën Françeskane në Shkodër iu dha lamtumira “Mikelanxhelos së Shkodrës”, Pjerin Sheldisë, i cili ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

Në homazhe, përveç familjarëve dhe miqve, morën pjesë edhe qytetarë dhe personalitete të artit dhe politikës në Shkodër.

Ato vlerësuan kontributin e Sheldisë, si edhe dimensionin human të këtij personazhi

Pjerin Sheldija njihet si një prej piktorëve më të shquar të Shkodrës dhe Shqipërisë ndër vite. Gjurmët e tij janë në 36 kisha e kuvende në vendin tonë, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe deri në Angli.

Për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë me “Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.