Arsen Muskurti, autori i ngjarjes së rëndë që tronditi mesditën e djeshme kryeqytetin ishte baba i shtatë fëmijëve që vinin nga dy martesat që ai kishte.

Ai frekuentonte xhaminë “Dine Hoxha” që duhet thënë se fenomeni i martesave me dy a më shumë gra është një fenomen i përhapur shumë së fundmi.

Që pas ndarjes së pasurisë mes vëllezërve Muskurti ishte krijuar një hendek i madh që kulmoi ditën e djeshme kur Arsen Muskurti me gjakftohtësi të plotë hyri në ambientet e “NOOR” një agjensi udhëtimesh dhe i dha fund jetes se vellait te tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti që gjetën vdekjen në vend.

Çfarë ndodhi dje ?

Arsen (Hamza) Muskurti i mori jeten vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Ngjarja e dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh që ishte në pronësi të të dy vëllezërve. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Pas sherreve të njëpasnjëshme, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Çifti u ngrit nga lokali dhe shkuan në agjenci, e vetëm pak minuta më vonë, Arsen Muskurti mbërriti me pistolete në dorë, i mori jeten dhe u largua me këmbë qetësisht.