Ngjarja e rende ku humbi jeten AGron Metushi në një nga lokalet e zonës në Vaun e Dejës mund të kishte përfunduar me më shumë se nje humbje jete. Gazetari Elton Qyno raporton për ‘Oranews’ se autori, Alfons Palushani kërcënoi edhe pronarin e lokalit. Gazetari tregon se ndryshe nga sa është raportuar Agroni dhe Alfonsi nuk janë konfliktuar për alkool por për muzikën live, duke u përplasur edhe fizikisht në ambientet e lokalit.

Autori, Alfons Palushani ka shkuar në ambientet e lokalit rreth orës 02:00 të mesnatës nën shoqërinë e dy personave të tjerë, ku ka kërkuar hapjen e muzikës live. Por Metushi, që ndodhej në zonën e banakut, ka kundërshtuar çka ka shkaktuar edhe konflikt mes tyre. Palushani, është larguar nga lokali dhe 5 minuta pas tij ka dalë dhe Agron Metushi. Teksa ky i fundit ka shkuar në makinën që e kishte parkuar ngjitur me lokalin, janë dëgjuar tre krisma.

Në dosjen e prokurorisë rezulton se Pronari i lokalit Rrok Palushi, ka treguar se doli me shpejtësi për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe kush qëlloi. Dëshmitarët kanë treguar se Alfons Palushani është parë me një armë zjarri automatik në dorë duke iu drejtuar edhe Palushit me fjalët “…largohu se të vras edhe ty e më tej është larguar.

Policia e Shkodrës ka marë në pyetje dhe 10 persona të tjerë për sqarimin e dinamikës së kësaj ngjarje, të cilët kanë pohuar se viktima dhe autori i krimit natën e krimit, nuk kanë qënë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.