Nga 1 shtatori të gjithë fermerët shqiptarë që mbjellin grurë në tokat e tyre duhet të aplikojnë online në portalin qeveritar e-Albania për të përfituar mbështetje financiare nga shteti. Lajmi është përforcuar nga kryeministri Edi Rama i cili e ka shpërndarë njoftimin në faqen e tij në Facebook.

Rama shkruan: LAJM I MIRË

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë
Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor