Orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë gjetur Shkodrën me ngjarje, ku një 51 vjeçar humbi jeten

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, ku Alfons Palushani 37 vjeç, ka vr.a.arë me ar,.më zjarri 51 vjeçarin Agron Metushi.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë Palushi ka shkuar në banesën e tij, ka marrë a.,rmën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për t’u larguar, ai e ka qëlluar me a,.rmë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.