Ishte në kërkim nga gjykata e Shkodrës, kapet në Durrës 28 vjeçari kosovar

Një 28 vjeçar me banim në Prizren i cili ishte në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër është vënë në pranga nga policia e Durrësit.

28 vjeçari akuzohet për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

“Specialistët e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit A. K., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, njofton policia.

Materialet i kaluan prokurorive përkatëse të Durrësit dhe Shkodrës, për veprime të mëtejshme.