Këto Krishtlindje e gjejnë Shkodren nën karantinë, edhe pse është një ditë feste rrugët e saj janë boshatisur më herët se netët e tjera. Kjo si pasojë e masave të reja të qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit Covid-19.

Nga sot, ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes, ku prej orës 20:30 – 06:00 të mëngjesit asnjë qytetar nuk lejohet të dalë në rrugë.

Ky ishte vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët e komunikuan përmes një deklarate tri ditë më parë.

Masat do të jenë në fuqi deri më datë 4 janar. Datë në të cilën do të rikthehet orari i kufizimit të mëparshëm 22:00 – 06:00.