Ish deputeti Romeo Gurakuqi, në një intervistë për Fax News është ndalur te replikat e ditëve të fundit mes tij dhe ish presidentit Nishani, njëherësh dhe anëtar i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, për shkak të përjashtimin nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Sa i takon akuzave të bëra publike nga Nishani, se ka qenë pjesë e dosjeve të sigurimit të shtetit, Gurakuqi tha se me iniciativën e tij që në vitin 2017 ai ka marrë një certifikatë nga autoriteti për dosjet që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje të regjimit të kaluar.

Në fakt sipas asaj që unë shoh kjo lidhet me një shkrim timin, që unë kam bërë disa ditë më parë, në shtypin e shkruar, që lidhet me mbrojtjen e pozicionit si kandidat për deputet. Nga votimet në anëtarësi unë kam dalë në raportin më të mirë të mundshëm, kam qenë deputet dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit.

Sipas të gjitha kritereve, ky duhet të ishte ai që duhet të merrej parasysh nga Komisioni. Goditja ka qenë në mënyrë të vazhdueshme, ekziston dhe e drejta ime për të bërë mbrojtjen, e kam bërë pastërtisht etike, duke u bazuar te ideolegjia e PD që është ajo e qendrës së djathtë. Nxjerrja e emrave që kërkoheshin të përjashtoheshin nga gara është bërë publik në media.

Sa i takon pjesës tjetër lidhet me ndërhyrjen e tyre të paautorizaur, për pjesën tjetër pyesni zotin Nishani. Unë që në 2017 me iniciativën time kam marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, është 5 ditë para se të merrja zyrtarisht mandatin si deputet”, u shpreh Gurakuqi.

Ish-deputeti demokrat tha se Nishani nuk ka burrëri, dhe është me mentalitet komunist.

Do ti njoftoj të gjithë për atë që është i aftë të bëjë një ish president i Shqipërisë, mjafton që të shohësh gjuhën që ai ka përdorur në statusin e tij, për të kuptuar se kush ka qenë në krye të shtetit për 5 vite me radhë. Është çështje e formimit dhe e diferencave, formimi im është shumë i ndryshëm, pasi jam njeri i ligjit dhe që nuk përzihem në debate të tilla. Kur nuk ke burrninë dhe kur nuk ke edukatën, që një njeri ta thërrasësh dhe ti shpjegosh arsyet, kjo është një çështje rregulli dhe edukate , tha më tej ish-deputeti.

Ai këmbënguli se do të japë kontributin e tij në PD ndërsa vlerësoi zgjedhjen e Bashës që vuri si drejtues politik për qarkun e Shkodës Helidon Bushatin.