Kreu i qeverisë Edi Rama ka sqaruar fotot e tij dyqaneve të Nju Jorkut, ku tha se kishte blerë vetëm bojra, dhe nuk kishte si qëllim mallra luksi. Sipas Ramës atij iu desh që të shkonte tre ditë më herët se takimi me CEO e Pfizer në SHBA, për shkak të rregullave të karantinimit që ka Nju Jork

“Ne kemi shkuar në Nju Jork tre ditë përpara se të bëhej takimi, pasi është rregull i karantinimit, me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë të burgosur në hotel dhe jemi lejuar të lëvizim disi. Nuk më keni parë mua as te Guci dhe as te Puci, më kanë bërë foto në një dyqan bojrash, është një kancelari, dhe sa për dijeni edhe po të isha në një dyqan tjetër, nuk do ishte ndonjë krim. Që ta dish ti, nëse shkoj jashtë dhe ble ndonjë gjë, janë ose bojra ose ndonjë gjë e ngjashme” u shpreh Rama gjatë konferencës me gazetarët.

Ndërkohë që Rama shmangu një përgjigje për vendin se ku u takua me CEO e Pfizer, për të cilin është thënë se ka ndodhur në një galeri arti, dhe që ska qenë aspak zyrtar, sa i takon mundësisë së Shqipërisë për të pasur akses të vaksina kundër Covid