Këngëtarja e mirënjohur Rosela Gjylbegu prej kohësh i ka munguar tregut muzikor sa i përket projekteve të reja. Kjo për faktin se ajo është angazhuar në një punë në administratë e cila i merr shumë kohë

Pjesëmarrja e saj në Festivalin e 59 të Këngës ishte një superizë për të gjithë fansat e saj. Gjylbegu do të marrë pjesë me këngën e titulluar “Vashëzo” një këngë ritmike të cilën ajo e përfaqëson më së miri me potencialin e vokalit që ka.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora Rosela ka folur më shumë mbi pjesëmarrjen e saj duke treguar se ka marrë shumë përkrahje nga mediat e huaja të cilat nuk kanë humbur kohë dhe e kanë kontaktuar për ti shprehur pëlqimin e tyre mbi këngën.

“Fansat kanë bërë namin që pa filluar Festivali, më shkruanin, më kontaktonin. Më shkruante një media portugeze, kishte shkruar të gjitha, kush jam unë, sa vite kam, ku kam marrë pjesë. Me thënë të drejtën kishte një energji të mirë, më dukej sikur mezi po na prisnin”

Prej disa ditësh nëpër portale shqiptare qarkulloi lajmi se pa u zhvilluar Festivali ishte shpallur fituesi e cila ishte Anxhela Peristeri