Vëllai i Madh surprizoi çiftin e vetëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Heidin dhe Romeon, me një natë qëndrimi në suitën luksoze.

Suita ishte e pajisur me xhakuzi dhe të gjitha elementët e nevojshëm për të kaluar aty një natë të paharrueshme.

Megjithatë pas prime-it dje, pasi darkuan bashkë në suitë, Romeo u pa të dilte nga suita dhe të shkonte në oborr të debatonte me banorët e tjerë.

Për këtë u kritikua nga shumë banorë, mes tyre edhe Franceska e cila ngacmonte Romeon për veprimin e bërë.

“Të gjithë e donim atë suitë luksoze ta shijonim, po thonim sa qef Heidi me Romeon, ndërkohë ty më shumë të pëlqente të rrije këtu me ne se sa me Heidin, ça kishe, kishe frikë të rrije aty me Heidin. Kishe frikë se do të të hante, më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën,” thotë Franceska.