Ish presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka shprehur gadishmërinë e tij për të blerë shumicën e aksioneve të klubit, pas vendimit të Këshillit Bashkiak që i hap rrugën privatizimit të klubit

Përpara mediave, Fushaj u shpreh se mund të marrë 70 % të aksioneve të Vllaznisë, ndërsa nuk i kurseu kritikat për Bashkinë e Shkodrës dhe klubin në lidhje me proçedurën e privatizimit dhe numrit të pakët të lojtarëve shkodranë te skuadra

Ai premtoi se nëse merr në dorë Vllazninë mund ta kthejë në forcë kryesore të kampionatit për një vit