Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç nuk e bën dramë humbjen 2-4 ndaj Kuëksit në shtëpi. Tekniku gjerman u shpreh për “Gol pas goli” në “Supersport” se skuadra nuk duhet të bie në dëshpërim për këtë humbje dhe të përgatitet për më tej.

“Humbja e parë e Vllaznisë në kampionat – Jam i kënaqur me shpirtin e garës së lojtarëve. Morëm humbjen e parë, është zhgënjim, por duhet ta lëmë pas sepse kemi ndeshje të tjera. Nuk kemi kohë të vajtojmë. Nuk mund të qëllojë të jemi gjithmonë mirë. Nuk mund të fitojmë gjithmonë, sot bëmë gabime të thjeshta. Do të analizojmë gabimet.

Kapiteni Gurishta shkaktoi penallti – Nuk dua të flas për gjërat individuale, kur fitojëm dhe humbasim, e bjmë së bashku. Sigurisht që humbëm një ndeshje, por duhet të ringrihemi sepse kemi një takim më të vështirë.

Loja me dy sulmues – Nuk e di nëse do të luaj kështu. Na munguan duy lojtarë të rëndësishëm, do të shohim ëm tej se si do të luajmë” deklaroi Brdariç.