Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u lejuan në varrezat Jardin bella Vista në Buenos Aires.

Ai është varrosur pranë prindërve të tij, Dalma dhe Diego, ndërkohë që rrugët sot ishin pushtuar sërish nga tifozët.

Tifozët të cilët e nderuan në rrugët e Buenos Airesit gjatë ditës së djeshme trupin e pajetë të Maradonës, nuk u lejuan të ishin të pranishëm në varrim me ish futbollistin që u përcoll për në banesën e fundit nga njerëzit e tij më të afërt.