Sot, në “Varrezat e Dëshmorëve” së bashku me stafin e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër mbollëm 100 fidanë pisha në vijim të fushatës së pyllëzimit Krijo Oksigjenin tim

Në mbështetje të iniciativës së Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkoder, përzgjodhëm ” Varrezat e Dëshmorëve”, për të përjetësuar dhe përkujtuar veprën e të rënëve në luftë në shenjë mirënjohje.

Mbështetja dhe kontributi ynë në këtë nismë vullnetare është një shembull qytetarie për mbrojtjen e mjedisit të qytetit tonë. Me simbolikën e mbjelljes së pemëve ne si institucion duam të “mbjellim” një mendësi të re në ndërmarrjen e nismave sociale me ndjeshmëri për komunitetin. u shpreh Prefektja Angoni.

Sot është detyrë e brezit të ri dhe detyrimi ynë për ta kthyer në ritual të përvitshëm pyllëzimin e kësaj zone në bashkëpunim me të rinj dhe aktivistë të cilët duhet ta njohin dhe vlerësojnë historinë dhe qytetin. nënvizoi, Agim Dardha, drejtues i AdZM Shkoder