Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi i ka uruar shërim të shpejtë Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe këtë të shtunë është dërguar drejt Turqisë për trajtim mjekësor.

“I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID19

Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar” shkruan Meta.