Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka besuar tek shërimi i të infektuarve me COV ID përmes formulave që vijnë nga bimët dhe natyra. I suksesshëm me shumë pacientë, mes tyre, dëshmuar edhe në sallën e Kuvendit nga deputeti Adriatik Alimadhi, Merja garanton efikasitet me një përzierje ekstraktesh të ndryshme antivirale

I ftuar Merja tha se pas studimesh të thelluara e testimesh të suksesshme, propozon propolis rigoni me sktrakte të tjera të cilat veprojnë në organizëm, shoqëruar me çajëra dhe ushqime të pasura me vitamina e proteinat e nevojshme që bëjnë nxjerrjen jashtë organizmit të virusit korona

Merja këshillon çaj antiviral me 10 pika propolis në çdo filxhan dhe sprucim të ambientit me antiviralë në mënyrë që të kemi një ambient me ngarkesë të ulët virale. Sa u përket ushqimeve, ai thotë se duhen shmangur arroret dhe dieta jonë të pasurohet me perime dhe fruta

Për të marrë vitamin C në kushte natyrale, Merja sugjeron bulmetin nga bagëti që kullosin në gjelbërim si edhe lëngun e zogut të pulës, gjithçka të rritur në kushte bio. Si një burim të mirë vitamine C specialisti Merja vlerëson edhe trëndafilin e egër dhe përdorimin e xhingerit, për energjinë që i jep trupit të njeriut dhe aktivizimit të antitrupave