Covid19 vijon të infektojë edhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Pas infektimit të ministres së Energjetikës, Belinda Balluku një tjetër ministre mësohet se është infektuar nga kjo sëmundje.

Mësohet se është ministrja e Financave, Anila Denaj e cila është prekur nga koronavirusi. Ajo e ka konfirmuar vetë lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID19 ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë” shkruan Denaj në faqen zyrtare në Facebook

Dy javë më parë nga Covid u infektua ministrja Balluku, e cila e kaloi lehtë këtë infektim. Ajo u shfaq pardje në mbledhjet e komisioneve parlamentare, në lidhjet online gjatë shqyrtimit të buxhetit të ri të shtetit