Në Spitalin Rajonal të Shkodrës çdo ditë trajtohen të paktën 20 pacientë të dyshuar për Covid-19. Kështu ka deklaruar drejtori i spitalit, Ardian Dajti.

Në një prononcim për mediat ai ka thënë se rasteve të dyshuar u bëhet ekzaminimi kryesisht me skaner. Sipas tij situata në spital ka qenë e qetë, pavarësisht rritjes së rasteve.

“Puna në spitalin Rajonal të Shkodrës vazhdo normalisht, nuk ka mungesë shërbimi dhe ka rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë në spital. Në Spitalin Rajonal aktualisht trajtohen rreth 20 raste që kërkojnë shërbim dhe janë të dyshuar si raste të prekur me Covid 19

Rastet u jepet i gjithë shërbimi i nevojshëm klinik deri në përfundim të ekzaminimeve kryesisht me anë të skanerit. Situata ka qenë normale, pavarësisht rasteve në rritje të personave të infektuar me virusin” Dajti.

Më tej ai thotë, se në spitalin e Shkodrës nuk duhet të ketë persona të cilët janë të prekur me Covid19 por thekson se janë të detyruar të shkelin disi protokollin për pacientët që janë të patransportueshëm, por edhe ata që paraqitet dy javë pasi janë infektuar me Covid

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës nuk duhet të ketë persona të cilët janë të prekur me Covid-19, por ne i ndajmë në dy kategori dhe në disa raste jemi detyruar ta shkelim pak protokollin shprehet drejtori Dajti, i cili sqaron se janë raste të cilat konsiderohen të pa transportueshëm, por edhe raste të cilët paraqiten shumë vonë mbi dy javë që nuk mund të trajtohen më si raste pozitive me Covid 19, por që marrin trajtim mjekësor post Covidit” thotë ai

Dajti thekson se kanë hartuar një plan emergjence dhe të krijohet një ambient ku do trajtohen vetëm rastet e emergjencës.

“Ne e kemi hartuar një plan emergjence dhe të krijohet një ambient ku do trajtohen vetëm rastet e emergjencës, kemi përcaktuar vendin me një kapacitet 90 deri në 100 shtretër për rastet më të domosdoshme, me mundësi për shtim të kapaciteteve” shprehet ai.

Situata sa vjen e rëndohet nga shifrat në rritje të të prekurve me COVID19 sipas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë është kërkuar që spitalet Rajonale të përgatitet për të pritur pacientët e prekur nga virusi, dhe të kryejnë trajtimet mjekësore