Një grua 42 vjeçare u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme. Operacioni “Premtimi” vuri në pranga gruan Elvira Lani e cila u paraqiste shitësve dokumente të ndryshme, ndërsa kishte edhe radio si të policisë.

Ajo u arrestua në flagrancë pas denoncimeve të disa pronarëve të dyqaneve se gruaja u merrte produkte me mashtrim duke thënë se do i paguante në një moment të dytë. 42 vjeçarja kishte edhe pasaportë false diplomatike, distinktiv dhe dokumente të tjera institucionesh

Report Tv mëson se 42 vjeçarja e arrestuar ditën e sotme se shkonte në dyqane dhe merrte artikuj pa pagesë me justifikimin se do i paguante më vonë është Elvira Lani . Report Tv ka siguruar foton. Lani është drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit te Agjensia Investigative Stop K..rimi një OJF