Bli një produkt dhe Dhuro terapinë e munguar Kjo është një nismë komunitare e Shkolles Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Qendrës së Këshillimit dhe Sherbimeve Psikologjike Shkoder.

Baza materiale e përdorur është mundësuar si nismë nga Qendra e Keshillimit dhe Sherbimeve Psikologjike.

Punimet janë realizuar nga nxënësit e palodhur të shkolles, gjatë orës së praktikes nën drejtimin e mësueses Znj. Rezearta Lesha.

Të adhurat do shkojnë për Sipërmarrjen Sociale “Qendra e Keshillimit dhe Sherbimeve Psikologjike” për të mbështetur terapinë vjetore për fëmijet me nevoja të veçanta dhe që nuk e kanë mundësinë ekonomike për të siguruar atë.

Falenderojmë për gadishmërinë dhe pozitivitetin drejtoreshen e Shkolles Hamdi Bushati, Znj. Jasmina Lumanaj dhe psikologen Znj. Ertjola Lulaj.

Ne smund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nënë Tereza