Një projekt që duhet veçuar, është projekti për rikonstruksionin e godinave në Pojskë, Pogradec për të dën.uarit e moshës së tretë, projekt i cili ka filluar në vitin 2020 me një fond prej 58 miljon lekë e planifikuar per tu realizuar per dy vite 2020 2021 me vlere te plote të projektit gjithsej 200 milion lekë investim i planifikuar nga buxheti i shtetit.

Qëllimi i këtij rikonstruksioni është përshtatja e infrastrukturës ekzistuese sipas standardeve të ofrimit të shërbimeve të përshtatshme për kategorinë të moshuarve në sistemit të bu.rgjeve. Qendra është vlerësuar si bùrg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dë.nime të lehta të cilët vuajnë dëni.met nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe po.licor.

Sistemi i burgjeve ka një rol të rëndësishëm në maksimizimin dhe promovimin e zhvillimit social të kategorive vulnerabël përmes ofrimit të një qasje proaktive që synon vlerësimin e ri.sqeve për marzhinalizim e grupeve me nevoja specifike dhe planifikimin e masave për minimizimin e tyre. Ky sistem duhet të sigurojë integrimin e shërbimeve për këto grupe vulnerabël, mbështetur në parimin e përshtatjes se arsyeshme, sipas nevojave për çdo kategori.