Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në prezantimin e “Lëvizjes për Ndryshim” u shpreh se nuk do të qëndrojë anash dhe të heshtë, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë, që sipas saj është në buzë të greminës

Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për ti mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen

Nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë.

Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë cdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Kërcënojë dhe shpifin për cdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë. Ka dy mundësi në jetë, të pranosh kushtet ku jeton apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar” tha ajo.