Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, për pushimin e çështjen ndaj Valdrin Pjetrit.Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Oltiona Goxha

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha arsyeton në kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Valdrin Pjetrin, se kandidati për kryebashkiak nuk ishte fajtor për mosdeklarim në formularin e dekri..minalizimit, pasi Gjykata e Firences kishte vendosur ndër të tjera edhe që dënimi ndaj tij të mospërmendej e të mos publikohej në të ardhmen

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 17 dhjetor 2019 nisjen e procedimit penal për Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dë..nimit në Itali

Pjetri, i cili ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet pa garë të vitit që shkoi, u tërhoq dhe nuk mori detyrën pas denoncimeve publike nga Partia Demokratike

Akuzat u mohuan nga Pjetri, i cili më pas u tërhoq nga marrja e detyrës, ndërsa Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama u distancuan nga çështja, duke e quajtur dënimin dhe mosdeklarimin, një gënjeshtër naive