Senati i Universitetit të Tiranës ka miratuar një rregullore të gjatë anti-Covid në lidhje me zhvillimin e mësimit në auditoret e tij për vitin akademik 2020 – 2021

Rregullorja, e cila tashmë ka marrë firmën e Rektorit Artan Hoxha dhe pritet të siglohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë, parashikon procesin e zhvillimit të mësimit nga hyrja e studentëve në ambientet e fakultetit deri tek qasja që do të ketë nëse konstatohet dikush pozitiv me koronavirus

Sipas saj, çdo fakultet duhet të afishojë në hyrje të godinës rregullat për tu mbrojtur nga koronavirusi, ndërsa urdhërohet që mësimi në klasa, takimet, mbledhjet dhe kontaktet në këto ambiente të bëhen duke patur parasysh situatën që po kalojmë, shkruan abcnews.al