Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Adrian Jorgji në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi treguan se duhet një menaxhim specifik dhe shumë vigjilencë, qoftë kur një person është me virozë seonale apo kur diagnostifikohet me Covid19

Doktor Jorgji tha në program se ndërgjegja qytetare ende është në nivele të ulëta pasi pacientë të cilët ai i ka diagnostikuar me Covid-19 kanë levizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës

“Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid shpreh keqardhjen për këtë”

Ermali tha se kjo duhet dënuar me ligj, teksa Alimehmeti shtoi së ekziston si sanksion edhe pse nuk ishte në dijeni nëse është praktikuar. Të dy ndajnë mendimin se nëse jeni i shqetësuar për situatën në të cilën gjendeni, atëherë duhet te shmangen vendet e mbipopulluara.

Doktori Alimehmeti nënvizoi se: “Nuk ka shumë teatro të hapura, shkolla ka më shumë. Mos ventilimi është faktor rrisku. Por unë do thoja ka një ulje të madhe ndërgjegjësimi nga njerëzit. Nëse ke një autobus të tejmbushur mos hip, ecë”