Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar fotografinë e parë me djalin e saj të porsalindur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Diell. Në imazhin ku shfaqet dora e saj, e Eduartit dhe vogëlushit, Arbana shkruan:

“Një Diell i vogël na shndriti sot Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”

Kujtojmë se regjisori Grishaj dhe Arbana ishin shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar. Moderatorja gëzon edhe një tjetër djalë, Jonin, i cili erdhi në jetë nga një histori e mëparshme e moderatores. Ai është mjaft i lumtur që familja është zgjeruar me një anëtar (A.M/Faxweb.al)