Një avion pasagjerësh në Aeroportin e Rinasit ka pësuar difekt dhe 180 pasagjerë kanë ngelur të bllokuar në avion për rreth 3-4 orë. Qytetarët shprehen se personeli i avionit nuk i lejon të zbresë si dhe nga ana tjetër nuk i jep asnjë informacion për atë që po ndodh

Të irrituar ata pohojjnë se avioni edhe në këto momente nuk është rregulluar ende, ndërsa shtojnë se edhe sikur të rregullohet ata kanë frikë të nisen se mos pëson defekt sërish rrugës.

Agjencitë ku kanë prerë biletat u kanë komunikuar pasagjerëve se nëse ata zbresin nga avioni biletat e tyre nuk do të rimbursohen.