Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 289 raste pozitive me koronavirus nga 1,402 teste të kryera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve, ndërsa numri total i të infektuarve shkon në 16,501.
Po ashtu, brenda ditës si pasojë e Covid-19, e kanë humbur jetën 4 persona. Jetën e humbën, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri. Në total, bilanci i viktimave shkon në 443
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, numri i të shëruarve është 93 kurse numri i rasteve aktive është 6,101
Comments are closed.