Pavarësisht vështirësive si pasojë e situatës së pandemisë së Covid kemi filluar shpërndarjen e druve për ngrohje në kopshtet dhe çerdhet në territorin e Bashkisë së Shkodrës

Po përgatitemi për përballimin e stinës së dimrit, me synim edukimin dhe mirërritjen në kushte sa më optimale për fëmijët tanë. Janë 1829 fëmijë në kopshte dhe 212 në çerdhet e Bashkisë së Shkodrës, që përfitojnë nga shërbimi i ngrohjes për stinën e ftohtë

Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë mbështetjen, duke vijuar me kujdesin e shtuar në kuadër të situatës së pazakontë të krijuar dhe të cilën, falë edhe bashkëpunimit me prindër dhe edukatorë, e kemi përballuar pa probleme