Nazmi Hasanaj xhaxhai i kryepolicit të pla.gosur në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, në një lidhje Skype për Report Tv bëri të ditur se ngjarja nuk ka lidhje me gja.kmarrjen, por se nuk i di arsyet e veprimit të 19 vjeçarit, Ilirjan Hasanaj

Nazmiu tha se këtë çështje duhet ta zgjidhë drejtësia dhe se autori Ilirjan Hasanaj nuk ka asnjë lidhje me fisin e tyre. Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Mentorit, xhaxhai u shpreh se aktualisht është e stabilizuar

Gjendja është e stabilizuar sipas mjekëve, ne jemi shokuar nga ngjarja, nuk e kemi pritur dhe nuk kemi pasur asnjë ko.nflikt me askënd, jo vetëm si familje por edhe si fis. Në kemi një mbiemër por në Malësinë e Madhe janë 3 fise me të njëjtin mbiemër dhe as nuk e njohim dhe as nuk kemi asnjë lidhje me autorin, tha Nazmiu.