Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me gafat e tij për shkak të nivelit të ulët të njohurisë mbi matematikën. Në një prononcim për mediat, Basha foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së, dhe gjatë fjalës së tij tha se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD-së, Lulzim Basha bën gafa të tilla teksa përpiqet të japë shpjegime për ekonominë.

Më herët ai ka ngatërruar edhe datat gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”, ku duke dashur që t’i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Ngatërresat e tij janë kapur edhe nga kryeministri Rama, i cili bën ironi me gafat e Bashës.

Ndërkohë në lidhje me gafën e tij të fundit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e Bashës.