Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë edhe njëherë në vëmendje planin e tij për situatën e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndërkohë që janë rritur infeksionet, kanë rënë testimet. Sipas tij, Rama vazhdon me vjedhje e gënjeshtra.

“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!” shkruan Basha.