është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk

Policinë e ka denoncuar Olsi Cutaj sepse ka marrë vëllain në telefon dhe nuk i ka dalë. Të gjithë jemi të afërm. Ky djali i kushëririt tim thonë që ka pasur konflikt, kanë marrë drejtim të malit dhe asnjëri nuk është kthyer deri tani vec nëse i gjen policia se nuk di më gjatë. Klement ka ardhur para një viti se e kanë ekst.radua nga Zvicra, ka qenë në Francë një herë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Jo se është djali im, por ka punuar sa ka pasur mundësi.

Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit që i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë pasur probleme dr.oge. Të saktë nuk e di, por sipas policisë, djali i djalit të axhës, Danjeli është parë me ar.më. Ndërsa për djalin tim dhe Vilsonin tim nuk di asgjë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh se është gjaku im.

Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka nga toka, nga ajri që edhe nëse është i vdekur, të dimë që që ti sjellë kuf.omat tek shtëpia. Këtë ia kërkoj Ministrit, kryeministrit, forcave të rendit të Shkodrës dhe më gjatë.

Deri nga ora 4 që kam pasur bashkëpunim vazhdimisht me policinë, mendoja se e kam djalin në shtëpi se vonohet ngaqë pi kafe me shokët. Kur më kanë thirrur jemi pol.icia e Malësisë së Madhe, i kam thënë prisni sa të vishem se nuk kishte as drita. Me një cakmak me dritë jam cuar, jemi munduar të vishemi me grua e vajzë, na kanë pritur në Malësi të Madhe. Nuk kam ditur të ketë pasur konflikt. Më thanë që janë përleshur në Bajzë, thanë familjarët.