sh-deputeti Nard Ndoka duket se po bëhet gati për zgjedhjet e 25 Prillit dhe mund të ketë zgjedhur disa figura të njohura të publikut për tu bërë pjesë e Partisë Demokristiane.

Në një fotografi në Instagram, shfaqet pranë këngëtarit Shpat Kasapi, balerinës Isida Mollaymeri, këngëtares Valbona Mema dhe gazetarit Ervin Kurti. Imazhin e shoqëroi me shkrimin “aksion” ku duket se i përgjigjet kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ky reagim i Ndokës erdhi pasi Valbona Selimllari pozoi pranë Veliajt dhe tha se ka vendosur që të bëhet pjesë e familjes socialiste, pasi më herët të njëjtin veprim kanë ndërmarrë dhe figura si Landi Hysi apo Vikena Kamenica.

Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare: “Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:

“Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë