Kane dështuar kërkimet e ditës së parë të policisë, familjarëve dhe banorëve të zonës së Vrithit në Malësi të Madhe për gjetjen e kushërinjve Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement dhe Danjel Pepaj përkatësisht 21 dhe 25 vjeç të zhdukur 48 orë më parë.

Megjithëse u angazhuan dhjetëra forca policie në këtë zone, kërkimet nuk kanë qenë rezultative. 

Autoritetet kryen krehjen e të gjithë zonës dhe fshatrave përreth Vrithit, në një terren të vështirë malor, por nuk ranë në kontakt me dy të rinjtë, ku dyshohet se dy prej tyre janë vr.arë.

Policia ka kryer kontrolle në perimetrin ku një ditë më parë telefonat e tyre jepnin sinjal, por deri më tani nuk është mundur që të bihet në gjurmët e tyre.

Nga burime të ORA NEWS, mësohet se edhe ditën e martë do të ketë të tjera kontrolle, me qellim që të behet e mundur gjetja e tyre.

Ndërsa në pyetje po merren banorë të zonës që mund të kenë informacion apo që kanë parë për herë të fundit këto shtetas.