Qeveria e Kosovës tashmë është në Tiranë, aty ku po zhvillon mbledhjen e gjashtë në ambientet e Pallatit të Kongreseve me Qeverinë Shqiptare.

Hoti e ka zbuluar në rrjetet sociale momentin kur është nisur me delegacionin e tij me autobus. Ministrat e Hotit gjithashtu kanë dhënë përshtypjet e tyre se si ishte rruga për në Tiranë.

Besian Mustafa, ministri i Bujqësisë së Kosovës ka postuar në ‘Facebook’ se në kryeqytet i kanë pritur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.