Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani rezultojnë pozitiv me Covid 19 pas kryerje së testimeve.

Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ai së bashku me bashkëshorten janë izoluar, dhe do të nisin procesin e rimëkëmbjes menjëherë.

“Sonte Melanie dhe unë u testuam pozitivisht për COVID19 Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË” shkruan Trump në postimin e tij

Presidenti i SHBA Donald Trump është 74 vjeç, dhe i nominuari për President i Demokratëve Joe Biden është 77 vjeç që do të thotë që të dy janë në rrezik më të madh të sëmundjes së rëndë nga koronavirusi, duke qenë se kanë takime të shpeshta në këto kohë fushate

Biden u shfaq me Trump në debatin presidencial të Martën, ku Trump u tall me të për përdorimin e maskës, të cilën vetë shumicën e kohë preferon ta mbajë në xhep dhe jo në fytyrë

Infektimi i Trump vjen pas këshilltares së tij Hope Hicks e cila u ndje keq dhe ka disa prej simptomave të koronavirusit

Në një deklaratë nga shtëpia e bardhë, mjeku i Trump tha se presidenti dhe gruaja e tij ishin mirë, por pa e bërë të ditur nëse atyre u kanë nisur apo jo shfaqjet e simptomave