Komisioni i Ligjeve po vijon mbledhjen ku po diskuton ndryshimet e Kodit Zgjedhor nen për nen, ndërsa janë kthyer disa deputetë të opozitës parlamentare (Myslim Murrizi, Halit Valteri, Kujtim Gjuzi dhe Alban Zeneli)

Deri tani janë miratuar ndryshimet e nenit 67 pas propozimeve të përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri. Në nenin 67 specifikohet se kryetari i partisë apo koalicionit mund të kandidojë në 4 zona zgjedhore dhe më pas të vendosë.

Ky ishte ndryshimi i katërt që propozoi PS në nenin 67 ku specifikohet se

KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti së bashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE.

Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera A.M/Faxweb.al