Ditën e sotme dha dorëheqjen nga detyra sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca.

Nuk dihen ende arsyet e këtij largimi teksa menjëherë u gjet edhe zëvendësuesja.

Bëhet fjalë për Elena Picin, një vajzë e re simpatike dhe e panjohur për publikun në fakt.

Ose së paku për ‘publikun’ politik sepse Elena e ka një publik si showgirl.

Sekretarja e Përgjithshme e MB, njihet si figurante videoklipesh. Ajo ka qenë ‘personazhi kryesor’ i Alban Skenderajt në klipin ‘Mirëmëngjes’ në rolin e një kamariereje që shërben kafen dhe josh një të ri i cili bie në dashuri me të.